Ndarja nga jeta vitin e shkuar ka qene nje humbje shume e madhe jo vetem per atletiken shkodrane por edhe per ate shqiptare. Kontributi shumevjeçar i ish- trajnereve Gezim Mema dhe Vildan Tufi.
Si rrjedhoje, garat e kampionatit kombetar te atletike qe startuan pasditen e djeshme ne Elbasan, nuk mund te startonin pa nje ceremoni perkujtimore dhe nderimi per te dy keto figura te shquara.
Federata Shqiptare e Atletikes kishte marre masat per kete gje dhe para fillimit te ceremonise, spikeri i stadiumit ka lexuar biografine sportive te tyre, ku padyshim qe rezultatet e arritura kane qene te jashtezakonshem.
Ne kete ceremoni perpos drejtuesve te larte te FSHA-se, presidentit Gjergji Ruli dhe sekretarit Nikolin Dionisi, kane qene te pranishem edhe familjaret e Gezim Memes dhe Vildan Tufit te cilet jane ndjere vertete mire per kete nderim qe u eshte bere te dashurve te tyre.
Dhe ne fakt, ky eshte minimumi qe mund te bejme per keto figura te medha te sportit te cilet me punen dhe kontributin e tyre kane lartesuar emrin e Shkodres dhe te Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/