Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Të gjitha aktivitete janë stopuar deri në një moment të dytë kur gjendja në vendin tonë të jetë përmirësuar nga ky virus që ka prekur gjithë botën.

Klubet në këto momente duke parë këtë ndalesë dhe bllokimin total janë në vështirësi të madhe financiare, kjo edhe pse shkak se futbolli nuk do të ndihmohet nga Qeveria. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë u shpreh se për këtë llojë kategorie duke iu referuar sportit nuk do të ketë ndihma.

Sipas asaj që raporton “ABC News”, FSHF-ja ka vendosur që t’I dal për zot vetë kësaj situate dhe kjo do të zgjidhet me anën e një kredie me garanci sovrave nga shteti, njësoj si me bizneset e mëdha. Shifra mujore që do të likujdojë të gjithë futbollistët, stafet dhe trajnerët e kontraktuar nga FSHF-ja është rreth 500 mijë euro në muaj.

Të gjithë do të marrin një rrogë bazë për minumin jetik që është rreth 26 mijë lekë të reja në muaj e kjo parashikohet për dy muaj që futbolli nuk do të rinisi dhe kap shifrën e një milionë eurove. Në momentin që aktivitet do të kthehen ky bonus nuk do të përfitohet më.