Kuptohet dëshira e tij është të federohet me këtë ekip dhe të jetë pjesë e tij në të ardhmen megjithatë për momentin po merret me rregullimin e dokumentacionit të qëndrimit në këtë vend dhe shumë shpejt mund t’i realizohet dëshira për të qenë zyrtarisht pjesë e këtij ekipi, për të synuar pastaj edhe shpalljen kampion Italie. Duke folur nga Italia, Kruja përveçse flet me shumë respekt për periudhën që ka kaluar me Vllazninë, jep premtimin se do jetë triumfues edhe në ringun italian. “Kam kaluar vite vërtetë të lumtura me ekipin e boksit të Vllaznisë. Suksese të shumta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare por tashmë unë kam sfida të tjera me veten. Dua të triumfoj edhe në ringun italian. Po stërvitem me ekipin më të mirë të këtij vendi- Celano Boxe dhe shumë shpejt mund të federohem me të. Kam një ëndërr të madh të shpallem edhe kampion Italie dhe do besoj deri në fund për realizimin e saj”-ka thënë ai ekskluzivisht për ëëë.shkodrasport.com. Feliks Kruja ka 9 tituj kampion në Shqipëri, 5 prej të cilëve me të rriturit. Mosha e tij është shumë e re, është i datëlindjes 25.6.1989, pra vetëm 22 vjeç dhe gjithë këto trofe të marra, tregojnë se kemi të bëjmë me një sportist shumë cilësor. Edhe specialistët italianë të ringut i kanë vlerësuar këto veçori të Feliksit dhe prandaj duan ta kenë në ekipin e tyre.Sigurisht që edhe ne i urojmë suksese edhe në Xhenoa dhe shpresojmë që një shqiptar të jetë sa më parë kampion i këtij vendi fqinj sepse kjo do ishte një kënaqësi shumë e madhe për të gjithë ne.