www.shkodrasport.com
Feliks Tota nga Ada kalon tek Liria e Prizrenit
Përveç Alsid Tafilit, tek skuadra Liria e Prizrenit ka kaluar edhe një tjetër futbollist shkodran. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Adës së Velipojës Feliks Tota. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare në internet e klubit kosovar që e quan këtë lojtar, prurjen më interesante dhe njëherësh më kualitative që ka sjelluar Liria në këtë merkato janari. Tota që aktualisht është ende lojtar ( me letra) i skuadrës Ada, të dielën që shkoi, e ka kaluar në shoqëri të drejtueve të skuadrës nga qyteti i lashtë.Ai ka rënë dakord me gjithçka sa i takon kontratës me drejtuesit bardhezinj. “Ka ngelur vetëm ana formale. Me Feliksin jemi marrë vesh në detaje.I Kemi ofruar kontratë dhe kushte tona. Kemi rënë bashkë në ujdi dhe tash vetëm presim anën formale. Ai, në mbrëmje u rikthye për në Shkodër për të marrë dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas pritet të kthehet e t’u bashkohet lojtarëve të Lirisë nga mesi i javës në stërvitje”-është shprehur për këtë faqe Arben Gashi, anëtar i Bordit që bashkë me disa anëtarë të tjerë të Bordit ka ndjekur nga afër këtë futbollistë që prej kohësh. Ai, edhe ka qenë më këmbëngulësi për ta marrë Totën në Prizren. Feliks Tota luan në rolin e qendërmbrojtësit.”Jam i kënaqur që rashë dakord me Lirinë. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe shpresoj ta justifikoj këtë besim që më kanë dhënë me lojëra të mira”- ka thënë Tota të dielën, pak minuta pas arritjes së marrëveshjes.