Dite te nxehta vere por tek “Atletik Klub Shkodra” nuk duan t’ia dine. Ne fushe çdo dite ne stervitje jane jo vetem ekipet e moshave te rritura, por edhe ato me te vogla.
Behet fjale per 5, 7 dhe 9 vjeçaret e rregjistruar tek kjo shoqate te cilet sipas grafikut te hartuar nga trajneret Eder Zmijani dhe Denis Çokaj, jane te pranishem ne stervitje ne çdo seance qe ato planifikojne.
Dhe ne fakt gjithçka eshte bere ne bashkepunim edhe me prinderit e femijeve, nisur nga deshira e madhe e ketyre te fundit per te mos e ndalur stervitjen. Sigurisht qe mes femijeve vlen shume harmonia dhe menyra si e kalojne ato sebashku diten.
Drejtuesit e “Atletik” gjithmone jane shprehur se ky emer eshte nje FAMILJE e madhe dhe kete nuk e ke te veshtire ta konstatosh ne çdo seance stervitore apo ndeshje te ekipeve te saj.
Femijet e vegjel te ekipeve te “Atletik” sterviten me shume deshire edhe ne kete mes-korriku sepse per ta futbolli eshte pasioni i tyre i madh, per te cilin jane gati te heqin dore edhe nga pushimet, plazhi e shume gjera te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/