Emigrimi masiv i shqiptarëve kryesisht në vendet europiane ka bërë që gjenerata e dytë e tyre të intehrohet shumë mirë në shoqëritë e shteteve ku jan vendosur.
Një nga këta fëmijë që tashmë është integruar në futbollin e moshave është edhe 13 vjeçari lezhjan Armando Përdeda i cili luan me skuadrën U-15 të ST JEAN DE MAURIENNE të Francës.
Armando Përdeda po mbush 4 vite që është pjesë e futbollit të moshave në Francë, pra që në moshën 9 vjeçare. 13 vjeçari lezhjan Armando Përdeda luan në pozicionin e mesfushorit, por ka tipare sulmiesi, ku me shpërthimet e tija në sulm ka arritur që të renditet si goleador në skuadrat që ka milituar.
Tani sapo të nisë futbolli i moshave në Francë, lezhjane Armando Përdeda pret që të jetë lideri, pra kapiteni i ST JEAN DE MAURIENNE U-15. Talenti i tij si mesfushorë ka rënë në sy të shumë specialisyëve të futbollit, ndaj sezoni i ri i futbollit të moshave që pret të nisë tani në Francë do të jetë vendimtarë për të ardhmen e tij si futbollist.
Ndonëse skuadra ku Armando Përdeda luan sot është larg vendbanimit të tij, vetë klubi ku bën pjesë e ka marrë duke i siguruar të gjitha kushtet pasi pret shumë prej tij. Urojmë që në një të ardhme jo të largët mesfushorin lezhjan Armando Përdeda ta shohim në listën e e merkatove të shtrenjta.
Preng Gjikola