Që kur ishte futbollist Ronaldo Fenomeni kishte një problem madhor me shëndetin, sepse i duhej të mbante dietë tepër të rreptë dhe të stërvitej pa fund për të mos u shëndoshur, për shkak të një problemi hormonal.
Megjithatë, nëse problemeve fizike u shtohet edhe përtacia, dihet përfundimi. Ish-legjenda e Brazilit tashmë është president i Valladolid në Spanjë dhe The Sun e kanë pikasur në Madrid, duke përdorur një skuter të vogël për të udhëtuar nga shtëpia deri tek restoranti.
Distanca? Vetëm 400 metra! Me siguri Ronaldo ka menduar se nuk ia vlente të lodhej duke ecur 400 metra dhe zgjodhi një mënyrë më të thjeshtë, një skuter elektrik. Në fotot e publikuara në të përditshmen britanike Ronaldo duket qartësisht mbi peshë dhe ka edhe nga ata që komentojnë në rrjetet sociale se Ronaldo ka probleme serioze shëndetësore, duke gjykuar nga pamja e tij.
Ndërkaq, Ronaldo mund të ketë edhe probleme me ligjin, sepse në Spanjë ndalohet të përdorësh skuterat në trotuar dhe në raste të tilla parashikohet një gjobë aspak e vogël, rreth 90 euro.