12 vjet më parë nisi diçka që as vetë nuk e kishte imagjinuar se do të merrte këto përmasa. Krijimi i të parit ekip i futbollit të femrave në Shqipëri që i vendosi emrin “Juban Danja” është ekskluzivisht meritë e tij. Ferdinand Jaku nuk ka qenë asnjëherë futbollist profesionist, por thjesht ndjekës i rregullt i tij dhe i Vllaznisë. Në këtë rrëfim për “Shkodra Sport” flet këtë herë edhe për shumë gjëra të tjera jashtë sportit.

Ndiqeni të plotë “rrëfimin” e tij:
-Z. Jaku, faleminderit qe pranove te jesh pjese e intervistes sone. Ju keni spikatur si nje figure shumedimensionale por nga ajo e cila njihesh me shume eshte futbolli i femrave. Si lindi ideja e krijimit të një ekipi të tillë?

-Figurë shumëdimensionale? Fjalë shumë e madhe,por unë po e marr si një nxitje për të vazhduar në kontributin tim të jetës shoqërore me të gjitha mundësitë dhe aftesitë që unë kam.

Futbolli eshte sporti me popullor, me i ndjekur ne gjithe globin. Une kam patur fatin qe rrjedh nga nje familje sportdashese, me babain tim, ndjesë paste Vasë Jaku i cili sebashku me vellane tim, qe fatkeqesisht u nda nga jeta ne moshe te re- 19 vjeçare Pjerin Jaku, frekuentonim ndeshjet e futbollit te Vllaznise se madhe, ne Shkoder dhe neper rrethe të tjera.

Keshtu që dashuria per futbollin zinte nje vend te rendesishem ne jeten tone si pjese edukuese dhe argetuese. Pikërisht prej kësaj, më lindi ideja të krijoj ekipin e parë të futbollit të femrave në Shqipëri, “Juban Danjen”. Dua te permend emrat e kesaj historie te cilat disa prej tyre e vazhdojne dhe sot: Lizane Jaku, Terezina Lazri, Loreta Jaku, Mirela Illija, Veronika Ndreka, Eleni Marku, Albina Gjura, Manjola Ejlli, Agetina Ndreka, Teresa Illija, Agetina Marku, Emanuela Jaku, Dorina Gjoni, Marina Matia dhe ne rolin e trajnerit e te gjyqtarit te ndeshjes, Marin Jakun.

-Sa e veshtire ishte mbajtja e gjalle e nje grupi te tile te vajzave me ato kushte dhe a ke ndjere ndonje here pendim per rrugen e marre?

-Normalisht ishte dhe eshte shume e veshtire te mbahet per kaq shume vite gjate nje grup i mirefillte cilesor e dinjitoz dhe me shume peshe ne kampionatin shqipetar te futbollit femrave, madje per disa vite fitues i trofeve kombetare dhe ne takimet me ekipet e Kosoves dhe te Malit te zi, fitues i turneve nderkombetare.

Veshtiresite e shumta qe jane ndeshur dhe vazhdojne te ndeshim ne futbollin e femrave jane te shumta por vete jeta eshte nje sfide dhe mua me pelqejne sfidat, mendoj se ne shume sfida jam fitues.

-Sporti duket i ngulur thelle ne familjen tuaj. A eshte nje sport i trasheguar apo pasioni iu eshte dhene atyre kryesisht vajzave ne kohen e duhur?

-Ne pergjithesi edukimi sportiv eshte mesuar ne kohen e shkolles, behet fjale per oret mesimore te sporteve ne pergjithesi, pastaj sipas preferencave njerezit kane ndjeke deshirat, pasionet e ndryshme. Me futbollin une kam lidhje qe ne moshe shume te vogel, duke e ndjekur si nje art i veçante ne stadium kryesisht ekipin e Vllaznise, siç e kam theksuar dhe me lart, kam patur fatin me pase afer shkollen 8 vjeçare dhe fushen e futbollit dikur. Me vone, pas vitit 1990, ndertova shtepine dhe me 2004 minifushen e futbollit. Vazhdon pasioni i trasheguar ne orientim si argetim dhe me vone kaloi ne nje dashuri dhe angazhim, investim i krejt familjes, mendoj se ne kohen e duhur, pasi ishim te paret qe filluam nje histori apo aventure te re e cila rezultoi me shume sukses.

-Në qoftë se do te ktheje kohen pas, cili eshte nje nga pengjet qe te ka mbetur dhe pse jo mendon ta realizosh tani?

-Gjithmone ka gjera per te korigjuar apo permiresuar, por jeta nuk eshte si nje liber qe faqet e tij mundesh t’i lexosh dy apo tri here. Por nje peng mund ta quaj atë që nuk kemi fituar asnje titull kampion, megjithese mundesite i kishim, por jo gjithmone gjerat shkojne siç i planifikon. Megjithatë edhe këtu deri diku sa i takon trofeve, ndjehem edhe i plotësuar sepse kemi fituar dy Kupa të Shqiperisë si dhe disa kupa kombetare dhe nderkombetare jo zyrtare, në aktivitete të ndryshme që janë zhvilluar. Nuk mendoj se mund t’i realizoj tani megjithese kurrë nuk duhet thene jo.

-Si e ke perjetuar largimin e Emanueles, vajzës tuaj të madhe, jo vetem nga ekipi por edhe nga familja?

-Emanuela Jaku, bekimi i pare i familjes, dhurata e pare nga Zoti e familjes tone te re, ne moshen 12 vjeçare u bë pjese e rendesishme e kesaj historie. Nje nder futbollistet e para te ekipit, pjese shume e rendesishme e tij në vite por dhe e kombetares shqiptare. Ajo spikati si lidere e ekipit me talentin e saj.

Ne turneun e pare te organizuar nga Federata ne vitin 2009, ajo shpallet goleshenuesja me e mire. Ne te gjitha kampionatet është shquar si golashenuese, madje ne nje ndeshje shenoi 19 gola, besoj një shifër e denjë për “rekord guinnes”! Emanuela më pas është liçencuar si trainere duke qenë e para femer ne Shqiperi me liçensë të tillë të UEFA-s, ka drejtuar ekipin si trajnere dhe lojtare per dy vite me rradhë. Largimin i saj për ne Angli me familjen e saj te re, per nje jete ma te mire, e kemi perjetuar emocionalisht jo mirë, por dhe ne aspektin sportive ka ndikuar negativisht sepse i dha fund një investimi shumëvjeçar të bërë për sportin. Megjithatë, kështu e ka jeta!

-Pertej sukseseve nga ekipi, ç’mendim keni per vajzat e tjera, a kanë interes te mjaftueshem per te qene pjese e grupit?
-Ne fillimet e futbollit te femrave, megjithe veshtiresite, ka patur vajza qe kane shpreh deshiren për të luajtuar futboll. Disa kane mundur te luajne, disa të tjera nuk jane lejuar nga familjaret. Dua te theksoj se shume suksese kam patur me vajzat nga Jubani, Shkodra, Bushati, Vau Dejesi, por kur ne ekipin tone kemi pasur disa vajza nga Kosova, paraqitja e ekipit ka qene ne nivele më te mira. Kohet e fundit, me publicitetin qe bejne mediat por edhe politikat e individeve te veçante apo ndonjehere dhe institucionet, apo dhe imazhi pozitiv i vete vajzave, ku shume prej tyre dhe si nëna, duke i bashkëngjitur edhe orientimin ne arsimimin e tyre profesional, kane bere qe te kete interes me shume. Aq me teper tek ekipi jone pasi ka vlera dhe funksionon në raportet e nje familje te madhe.

-Ne dilemen per perzgjedhjen si futbolliste më të mirë, do zgjidhje Paulen apo Emanuelen?
-Ehh, e veshtire te bej nje perzgjellje te tille. Kjo pasi te dyja kane nivel te mire si futbolliste dhe si trajnere. Në fakt, nuk mund t’i krahasosh krejt kollaj sepse luajne ne pozicione te ndryshme, Emanuela si sulmuese ose mesfushore e djathte ndërsa Paula si mesfushore organizatore. Ne rolet e tyre jane shume mire, por une do veçoja pak me shume Emanuelen. Shpresoj te mos i mbetet qejfi Paules (hahaha).

-Si eshte te jesh gjysh i nje bebi qe po rritet ne Angli? Sa e veshtire eshte largesia qe po ju pengon per ta pare nga afer rritjen e tij?
-Emocion shumë i madh! Termi “globalizem” per mua eshte shkaterrim i familjeve, identitetit te saj, por fatkeqesisht eshte e “bukura”, e “mira” qe po e perqafojne te gjithe, kryesisht te rinjtë. Kjo gje ka ndodhur dhe me Emanuelen e cila sebashku me bashkeshortin e saj, gazetarin sportiv Anton Zalli, tashmë kane dhe nje femije qe ka lindur ne Londer, në Angli.

Ai quhet Anoel. Une e kam takuar, por nuk me duket vetja i moshuar edhe se jam gjysh (hahaha).

Megjithese eshte larg dhe ne na mungon ajo aroma e kendshme e femijes tone, teknologjia, rrjetet sociale, kane mundesuar komunikimin mes nesh dhe ne njefare menyre duket sikur e shijojme rritjen e tij. Tashme ka filluar te therrase me emer “babi” apo “mami” dhe mbi të gjitha, me vjen mire qe merrena vesht shqip!

Intervistoi: Pamela Rroku