Ish-sulmuesi i Manchester United, Ruud Van Nistelrooy, ka treguar një ngjarje mjaft interesante në kohën kur luanten nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.
Holandezi mban mend vitin 2002 kur ekipi i “Djajve të kuq” nuk kishte mundësi të fitonte kampionatin, ndërsa sulmuesi mund të fitonte këpucën e artë.
Fergusoni e uli Van Nistelrooyn në stol, pasi nuk donte që holandezi të fitonte çmim individual duke qenë se ekipi kishte humbur.
“Në 2002 ishim 3 ndeshje nga përfundimi dhe ne nuk kishim shanse të fitonim kampionatin, por unë kisha mundësi të shpallesha golashënues.
“Ferguson më uli në stol për 3 ndeshjet e fundit që dikush tjetër të ma kalonte. Skuadra nuk fitoi, prandaj ai nuk donte që të fitoja as unë”, – tha ish-sulmuesi. Një tjetër ngjarje që tregon karakterin e fortë dhe të palëkundur të Fergusonit.