Shkëndija ishte e pafat dje përballë AIK-ut të Suedisë. Tetovarët u eleminuan përmes penalltive, në turin e tretë të Conference League. Penalltia e pestë që u godit nga Ferhan Hasani përfundoi jashtë, duke eleminuar kështu Shkëndijën.

E dhimbshme mënyra e eleminimit pasi Shkëndija luajti më shumë se si e barabartë përballë klubit suedez. Megjithatë penalltia e humbur nga Hasani mund të jetë “festuar” nga një prej klubeve të futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Partizanin.

Neësport.al më para gjatë merkatos së verës tregoi për zërat . Dhe pse asgjë konkrete, u përfol se Gurin e mbante te Shkëndija pjesa e Europës. Kjo pasi kontrata e tij ka përfunduar.

Tashmë që tetovarët janë përshëndetur me Conference League, mund të vijë përshëndetja e Gurit me Shkëndijën. Destinacioni i radhës? Mbetet për t’u parë, por nëse bëhet fjalë për në Shqipëri me shumë gjasa do jetë Partizani.