Ish-lojtari i Vllaznisë, Ferit Borshi ka folur për RTSH Sport sa i takon situatës së fundit te Vllaznia dhe eleminimit nga Kupa. Borshi ka bërë fajtor ish-trajnerin Jonuz, duke u shprehur se e gjithë përgjegjësia është e maqedonaso-veriorit.
Shkodrani është ndalur më pas edhe te trajneri Dedaja. Si bashkëlojtar dhe ish-pjesëtar i stafit të teknikut aktual të Vllaznisë, Borshi nuk i ka kursyer lëvdatat, duke shpresuar dhe uraur se Vllaznia do të dijë t’i bëjë ballë kësaj situate. Ferit Borshi nuk është kursyer ndaj presidentëve, duke thënë se futbolli luhet prej tyre në bashkëpunim me arbitrat.
“Është një periudhë mjaft e vështirë që po kalon ekipi, kjo edhe për shkak të pandemisë që zgjati rreth tre muaj dhe me thënë të drejtën lojtarët e Vllaznisë ishin të pastërvitur. Në asnjë mënyrë trajneri nuk duhet ta braktiste ekipin, sepse ai me të vërtetë e la në mëëshirë të fatit. Për mua, sot futboll nuk luajnë më lojtarët me çfarë kam parë, luajnë presidentët në bashkëpunim me arbitrat”, tha fillimisht Borshi.
Eleminimi në Kupë? Ishte shumë e vështirë që Vllaznia të bënte edhe një hap në Kupë. Ekipi është i papërgatitur dhe në pjesën e dytë është inekzistent.
Ndeshja e radhës? Ma merr mendja që trajneri Dedja do të gjejë gjuhën e përbashkët për motivimin pasi janë pikë që na duhet sepse do të rrezikonim shumë në zonën play-out.
Dedja? Është një djalë punëtor dhe kërkues. Më vjen keq që ka ardhur në këtë periudhë te Vllaznia. Kjo nuk është puna e tij por e trajnerit paraardhës që e la në baltë Vllazninë. Unë dua t’i uroj fitore, atij edhe djemve në mënyrë që Vllaznia të dalë nga ky batak ku ka rënë./newsport/