Nga Maringlen ZHIVANI

Ferid Borshi, nje nga emrat e njohur te Vllaznise se viteve 1980, ka folur ne nje interviste per “Shkodra Sport” per ndarjen nga jeta te legjendes Paulin Ndoja. Borshi tha se ai ishte nje figure e madhe jo vetem e futbollit shkodran, por edhe atij shqiptar.

“Ishte nje figure e madhe e futbollit jo vetem shkodran, por edhe atij shqiptar. Nje nga kater legjendat e futbollit shqiptar. Paulin Ndoja ishte jo vetem nje portier me reflekse te shkelqyeshme, por ishte edhe nje portier modern i kohes, sepse ai luante jo vetem me duar, por luante edhe me kembe mjaft mire, sic eshte sot futbolli modern.

Ishte fitues i disa kampionateve dhe i Kupave me ekipin e Vllaznise. Paulin Ndoja dha nje kontribut mjaft te madh, edhe pse karriera e tij u nderpre ne kohen me te mire, per arsye se regjimi e luftoi ate per biografine e keqe qe kishte.

Paulin Ndoja ka stervitur disa breza portieresh. Dua te kujtoj ketu, qysh me Avenir Danin, me Armir Grimen, me Alen Sherrin. Paulin Ndoja ishte nje njeri qe kerkonte gjithmone qe portieret te arrinin rezultate sa me te mira”,-tha Ferid Borshi.(www.shkodrasport.com)