Një emër i njohur i futbollit shkodran pikërisht Ferid Borshi ka qenë planifikuar të emërohej në postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia. Për këtë arsye, bëhet e ditur se pak ditë më parë, ish-futbollisti kuqeblu i viteve ’80 është thirrur në Bashkisë Shkodër për këtë çështje dhe për t’ia bërë të ditur atë çfarë ishte menduar për të. Por në fakt duket suprizë por Borshi e ka refuzuar këtë post që i është ofruar.Arsyeja që e ka çuar atë në këtë vendim duket se ka qenë ajo financiare. Ai aktualisht është mësues i edukimit fizik në një nga shkollat e qytetit dhe po ashtu, drejton edhe ekipin e Vllaznisë që merr pjesë në Ligën Amatore. Nëse do të pranonte postin e drejtorit, do t’i duhej të hiqte dorë nga të dyja këto gjëra por Borshi nuk ka pranuar edhe sepse më shumë ka dëshirë të jetë në fushë si trajner sesa në zyrë si drejtor i Akademisë. Emërimi i tij në këtë post do të thoshte zëvendësim i Agim Medjes, njeriut që mban aktualisht atë pozicioni. Tashmë që Ferid Borshi e ka refuzuar, ende nuk dihet nëse drejtuesit e klubit do të kërkojnë ndonjë person tjetër për ta emëruar aty apo do vazhdojë të mbetet Medja. Ky i fundit është ende në detyrë dhe me shumë mundësi, edhe nga sa shihet, do vazhdojë ta mbajë këtë post edhe në të ardhmen. Në klubin Vllaznia pas largimit të administratorit Kujtim Shaba, duket se kanë qenë planifikuar të bëhen edhe lëvizje të tjera por për momentin ato duket se janë ndërprerë.
www.shkodrasport.com