Situata është më keq se kurrë te ekipi  i Vllaznisë në një moment kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit.

Shkodranët janë në vendin e parafundit të renditjes dhe me 2 pikë larg Teutes dhe Kamzes ku në ndeshjet e mbetura do ndeshen me ekipe si Partizani, Kukësi dhe Skënderbeu.

Me të vërtetë një ‘ferr’ për shkodranët që tashmë duhet të bëjnë detyrën dhe të fitojnë të gjithë ndeshjet e tyre, por edhe të shpresojnë dhe të luten për një hap të gabuar të kundërshtarëve.

Tashmë jo çdo gjë është në dorën e tyre, por duhet të shpresojnë edhe te ndalesat.

Në Shkodër nuk ka më aspak optimizëm ku kritikat kanë vërshuar ashpër nga të gjithë specialistët shkodranë si edhe tifozët për një ekip që do hyjë në histori që ra nga kategoria dhe që do vëjë një njollë të zezë në historikun e klubit kuqeblu./newsport/