Pasditen e sotme është mbyllur kampionati i Kosovës në futboll pikërisht me ndeshjen vendimtare në mes ekipeve të Ferronikelit dhe Prishtins.
I pari ka fituar 1-0 dhe është shpallur kësisoj kampion për sezonin 2018-2019. Interesant është fakti se autor i të vetmit gol të kësaj ndeshje është ish- futbollisti i Vllaznisë Yll Hoxha.
Tek kuqeblutë qëndroi vetëm pak muaj në sezonin 2016-2017 dhe duke patur disa probleme me stafin teknik, vendosi të largohej për në Kosovë, aty ku po spikat dhe po fiton tituj kampion.
Po me këtë skuadër po luan edhe ish- sulmuesi i Vllaznisë Kastriot Rexha që u shpall edhe sivjet golashënuesi më i mirë i kampionatit me 22 gola. Ky është kampionati i tretë në Kosovë që Rexha shpallet golashënuesi më i mirë.
Padyshim që shkodranët ndjehen mirë që dy ish- futbollistë të tyre sot i janë gëzuar titullit kampion me ekipin e Ferronikelit, i cili la pas ekipin e Prishtinës që drejtohet nga trajneri Mirel Josa që siç dihet më parë ka drejtuar edhe Vllazninë.
© shkodrasport.com