Fitorja e Argjentinës në Kupën e Botës ka çuar “peshë zemrën” e tifozëve, të cilët festuan si të çmendur në 24 orët e fundit.
Por festimet nuk kanë kaluar pa pasoja, pasi një 22-vjeçar në zonën e Bahia Blanka në provincën e Buenos Aires humbi jetën në mënyrë tragjike gjatë festimeve.
Sipas mediave të huaja, i riu Sebastian Oskar Maciel ishte duke festuar, kur flamuri i Argjentinës, të cilin e kishte vendosur në shpatulla, ngeci në motorin me të cilin ai lëvizte.
I riu humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua në tokë, teksa humbi jetën pasi u mbyt nga flamuri që kishte ngecur në një prej gomave të mjetit. Edhe policia e konfirmoi këtë version duke shpjeguar se i riu kishte vdekur nga shtrëngimi në fyt i flamurit.