Pasditen e sotme ne ambjentet e “Tirana International” Federata Shqiptare e Futbollit eshte duke organizuar mbremjen gala per festat e fundvit. Ne te kane marre perfaqesuesit e te gjitheve klubeve te vendit.

Nder te tjera, FSHF ka akorduar edhe disa tituj per figura te ndryshme te futbollit shqiptar, teksa u jane akorduar titujt “Nderi i futbollit shqiptar” dhe “Legjenda e futbollit shqiptar”.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se nder gjashte te dekoruarit, nuk ka asnje ish- futbollist shkodran. Disi e çuditshme kjo gje ne fakt kur dihet historia e ketij klubi. Te jete harrese apo…?

Ja çmimet e akorduara:

“Nderi i futbollit shqiptar” Perlat Musta
“Nderi i futbollit shqiptar” Edvin Murati
“Nderi i futbollit shqiptar” Qamil Teliti (pas vdekjes)

“Legjenda e futbollit shqiptar” Genc Tomori
“Legjenda e futbollit shqiptar” Osman Mema
“Legjenda e futbollit shqiptar” Agim Canaj