Pasi kane mbyllur me sukses pjesen e pare te sezonit te ri futbollistik, vajzat e ekipit “Juban Danja-Murlani” mbremjen e sotme jane mbledhur serish te gjitha bashke per te festuar festen e Krishtlindjes.

Ne ambjentet e “Gardenland Resort”, ato kane qene te shoqeruar edhe nga trajneri Elis Legata, presidenti Ferdinand Jaku dhe dy bashkedrejtuesit e KF Murlani, Perparim dhe Bledar Rraboshta.

Bashkepunimi i nisur nje muaj me pare mes dy klubeve, atij te “Juban Danjes” dhe “KF Murlani” ka rezultuar i frutshem dhe skuadra qe prej atij momenti njeh veç fitore dhe ekipi per momentin ndodhet ne vendin e trete (me pike te barabarta me Apolonine) dhe tre pike larg vendit te pare qe mbahet nga Vllaznia.

Pritet qe ne merkaton e janarit, drejtuesit te nderhyjne ne merkato per ta fuqizuar edhe me shume ekipin dhe objektivi do te jete qe “Juban Danja- Murlani” te renditet ne mes ekipeve me te mira ne Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/