Festat po vijnë dhe ekipi i futbollit për femra, Kff Juban Danja po përgatitet. Me anë të një postimi në facebook, tregohen disa nga vajzat e ekipit të cilat mbajnë nga një dhuratë në dorë.

Vlen të përmdet fakti se është menduar të organizohet diçka më e madhe se kaq. Ekipi i Juban Danjes çdo fundviti vjen me risi ne kete drejtim dhe eshte vertete per t’u pergezuar.

Kujtojmë që ekipi në fjalë arriti një fitore mjaft të rëndësishme ndeshjen e kaluar ndaj Maliqit, me rezultatin 0-3. Kjo ishte një ”dhuratë” mjaft e mirë sa i përket vetë ekipit, pasi tregon që niveli është rritur akoma më shumë.

Megjithate tashme vemendja eshte perqendruar tek sfida e kesaj fundjave, ajo ndaj Apolonise qe do te luhet ne Shkoder dhe qe do te vendose per fatin e vendit te dyte te renditjes.