Eshte risi per sportdashesit e Malesise se Madhe qe sot do te kene ne qytetin e Koplikut skuadren me te mire te vendit,Skenderbeun.

Ndeshja Veleçiku-Skenderbeu qe do te zhvillohet ne kuadrin e takimeve te para te Kupes se Shqiperise,ka ngjallur nje interes te jashtezakonshem ne treven e veriut.

Gjate historise 32 vjeçare,Veleçiku ne edicionet e kupes eshte perballur me disa ekipe te elites shqiptare te futbollitsi: Partizani, Vllaznia, Laçi,ku mund te vecohet fitorja ne vitin 1999 ndaj Partizanit 1-0 ne Koplik.

Per trajnerin Duli dhe drejtorin sportiv Rexha eshte vlersuar shume kjo sfide por vemendja eshte tek kampionati.Kryefjala e dites sot ne qytetin e Koplikut do te jete atmosfera festive.

Nga autoritetet vendore dhe klubi i Veleçikut jane marre te gjitha masat e duhura per mbarevajtjen e takimit.