U luajtën sot ndeshjet e Kategorisë së Dytë, java e fundit, ku në Grupin A bie në sy sfida mes Internacionalit të Tiranës dhe Shkumbinit, një ndeshje që sipas kalendarit duhej të luhej në kryeqytet, por që me mirëkuptimin e klubve dhe FSHF-së është luajtur në Peqin.
Peqinsasit kanë fitiar me rezultatin 2-5 dhe tashmë janë në vend të parë duke u rikthyer kështu pas një sezoni në Kategorinë e Parë.
Ndërkohë që në Grupin B, Maliqi ka festuar në ndeshjen e transfertës me Përmetin por që e ka zhvilluar në stadiumin e qytetit të Korçës. Maliqi ka fituar me rezultatun 4-5 në një atmosferë mjaft festive që ka nisur që rreth orës 14;00, në saj edhe të msave të marra nga klubi maliqar.
Ndërkohë që ndeshjet e tjera në Grupin B, me interes ka qenë ajo mes Labërisë dhe Butrintit, që ka përfunduar 2-2, me sarandiotët që do të luajnë ende me vendin e dytë në Grupin A, ashtu si dhe Labëria që do të luajë edhe një ndeshje me vendin e tretë të Grupit A të Kategorisë së Dytë.
Javën e ardhshme do të luhen edhe ndeshjet “Play-Off” dhe finalja e Kategorisë së Dytë…
Rezultatet/ Java e 26
Grupi A
Internacional Tr. – Shkumbini 2-5
Grupi B
Përmeti – Maliqi 4-5
Labëria – Oriku 2-2
Delvina – Tepelena 3-2
Këlcyra – Gramozi 4-3
Albpetrol – Naftëtar 0-4
Memaliaj – Skrapari 3-1