Vllaznia është kurorëzuar sot si kampione e Shqipërisë në futboll për femra. Pas ndeshjes së fundit të kampionatit, asaj me Tirana AS të luajtur në “Loro Boriçi”, në kampin shkodran ka shpërthyer festa.
Ka qenë Vasil Bici që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit i ka dorëzuar kupën kapitenes Esmeralda Franja
Sa i takon ndeshjes, vajzat kuqeblu kanë fituar 3-1 ndaj Tirana AS. Në pjesën e parë ka qenë Gruda që ka shënuar, ndërsa në pjesën e dytë ka shënuar dy herë mesfushorja Gjini.
Vllaznia ka arritur t’i fitojë të 22 ndeshjet e kampionatit me një golaverazh prej 149 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.
Këto shifra tregojnë më së miri për vazhdimësinë e sukseseve të këtij ekipi që ditën e sotme u kurorëzua kampione e Shqipërisë për të gjashtin vit me rradhë.
Protagonistët e Vllaznisë, duke filluar nga presidenti Matija, trajneri Leka dhe sportistet Franja e Doçi, ia kanë dedikuar suksesin e sotëm 100 vjetorit të klubit Vllaznia.
© shkodrasport.com