Ballkani shkruan historinë dhe bëhet skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në grupet e Conference League. Skuadra e Ilir Dajës fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj ekipit shqiptar të Shkupit.

Skuadra nga Suhareka ia doli të merrte rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur një javë më parë në Shkup, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte ka triumfuar edhe në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Ekipi i Sedloskit mbeti në inferioritet në minutën e 2’ të lojës, kur Abdulla doli me të kuq dhe la të tijtë me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndonëse rastet “flisnin” për vendasit. U desh minuta e 69’ që Korenica të shfrytëzonte një pakujdesi në Naumovskit dhe të gjente rrugën drejt rrjetës.

Më pas në minutat në vijim Ballkani do të mbante në presion të vazhdueshëm Shkupin, megjithatë ky takim u mbyll me rezultatin 1-0.

Ballkani-Shkupi (1-0)