Klubi i Adës së Velipojës sot ka festë. Një nga futbollistët e saj më të rëndësishëm mbush 31 vjeç. Fjala është për shkodranin Edmond Doçi. Mesfushori i fuqishëm e plot energji kulmin e karrierës së tij e ka në vitet kur ishte pjesë e Vllaznisë. Shkodrani ka kontribuar në mesin e fushës duke qenë gjithnjë pjesë e formacionit të parë për sa kohë ka luajtur për kuqeblutë. Doçi është një futbollist i palodhur i cili gjithnjë është munduar për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. Për Vllazninë ka qenë një nga futbollist kyç në ekip. Gjatë karrierës së tij ka qenë shpesh herë i pafat sepse ka provuar të dëmtohet rëndë në periudhat më të mira të tij si futbollist, gjë e cila gjithnjë e ka privuar duke ndalur disi hovin e tij në futbollin e luajtur. Pas Vllaznisë Doçi provoi një eksperincë të bukur në shtetin e vogël të San Marinos teksa ka luajtur më një nga ekipet më të mira atje, Tre Fiore. Doçi ka qenë futbollisti më i rëndësishëm i kësaj skuadre. Deri para largimit të tij nga ajo skuadër drejt Adës së Velipojës, shkodrani ka mbajtur pozicionin si golashënuesi më i mirë në Kampionatin e San Marinos. Në janar të këtij viti Doçi merr një ofertë nga Ada e Velipojës për tu bashkuar me këtë skuadër. Trajneri i Adës Samuel Nikaj e njeh mirë këtë futbollist ndaj ka kërkuar që ta ketë në ekip. Pas bisedimeve me presidentët Pjetrin e Matia, futbollisti në fjalë pranon të jetë pjesë e velipojakëve për gjysmën e dytë të sezonit. Aty Doçi kërkon të japë më të mirën e tij në mënyrë që ta ndihmojë Adën të jetë sa më lart në renditjen e Kategorisë së Parë. Ashtu si gjithë spordashësit, tifozët, kolegët e ekipit, miqtë e të afërmit edhe stafi i gazetës online www.shkodrasport.com uron përzemërsisht Doçin në këtë 31 vjetor të tij. Edhe 100 vite jetë Edmond Doçi!