Auron Miloti feston sot 48-vjetorin e lindjes. Drejtori teknik i klubit të Vllaznisë është surprizuar nga shkodranët, teksa është uruar në kanalin zyrtar.

Një ditë feste për kuqeblutë që në 100-vjetorin e lindjes së legjendës “Loro Boriçi”, festojnë edhe ditëlindjen e zyrtarit të tyre. Në postimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit thuhej:

“URIM

Dita e sotme është e veçantë për drejtuesin teknik të KF Vllaznia Auron Miloti. Ai feston 48 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, KF Vllaznia i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura atij!

Gëzuar ditëlindjen Auron Miloti!

U bëfsh njëqind vjeç!”