Pothuajse dhjetë muaj pas një dëmtimi të rëndë në gjurin e tij të djathtë, portieri gjerman Manuel Neuer mori pjesë për herë të parë në një stërvitjen kolektive të Bayernit Munich.

Ka qenë vet klubi që të enjten ka njoftuar për një rikthim të madh në kampion bavarez.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehem në fushë me shokët e mi. Më bëri të lumtur”, ka thënë Neuer pas stërvitjes.

Pas stërvitjes me portierët Sven Ulreich dhe Daniel Peretz në pjesën e parë të stërvitjes, Neuer ishte në portë gjatë stërvitjeve me lojtarë.

Portieri i kombëtares gjermane dhe klubit bavarez u lëndua rëndë në fillim të dhjetorit 2022 teksa po bënte ski.Pas një rikuperimi të gjatë, Neuer u kthye në fushë në mes të majit për stërvitje individuale.

Në korrik ai iu nënshtrua një operacioni tjetër për heqjen e një pjese metali dhe tani i është bashkuar ekipit të parë.
Neuer është anëtar i klubit bavarez që nga viti 2011, deri më tani ai ka bërë 489 paraqitje dhe ka fituar deri në 28 trofe, duke përfshirë dy Liga të Kampionëve dhe 11 tituj kampion gjerman. /Telegrafi/