Mbrëmjen e djeshme Juventusi u përball me Atalantan (1-1), ndeshje e vlefshme për javën e 37 në Serie A. Bardhezinjtë festuan titullin kampion, që ishte i 8-ti radhazi për ta.
Në Allianz Stadium i pranishëm ishte edhe lojtari më i ri i bardhezinjve, Aaron Ramsey, i cili është transferuar me parametra zero nga skuadra e Arsenalit.
Një tjetër çështje shumë e rëndësishme në kampin bardhezi është edhe çështja e trajnerit të ardhshëm, Massimiliano Allegri, i cili nuk do të jetë më pjesë e Juventusit./newsport/