Juljan Shehu ishte protagonist me fanellën e Shqipërisë në fitoren 3-0 ndaj Andorrës këtë të hënë, në ndeshjen që shënoi debutimin e tij si kuqezi. Dhe ai është kthyer dhe e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Poloni këtë ditë të shënuar për të, duke tundur rrjetën në ndeshjen e sotme të kampionatit.

Vidzev Lodz ku luan mesfushori shqiptar, përballej me Piast Glivice në transfertën me Shehun si titullar i padiskutueshëm në radhët e ekipit polak.

Në minutën e 22-të të takimit, ai u tregua i vëmendshëm duke ndjekur një kundërsulm të ekipit të tij, për të shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 për Vidzev Lodz.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i dytë i Shehut për këtë edicion, ku është kthyer të luajë përsëri titullar rregullisht pasi ka lënë pas dëmtimin e gjatë që pësoi një vit më parë.