Deputeti I Kuvendit të Shqipërisë, Fidel Ylli ka foluR për Ligjin e Sportit dhe ndryshimet që pritet të zbatohen pasi ky ligj është miratuar në Parlament. “Sporti nuk bëhet as në Tiranë as në ministri por në çdo qyetet”, u shpreh Ylli për News 24.

Ligji I sponsorizimeve, heqja e taksës për futbollistët për 2 vite dhe organizimi I ndeshjeve sportive nga shteti dhe policia. Të drejtat televizive dhe çdo sport qysh në shkollat fillore, si edhe një gjykatë që I ngjan CAS për të zgjidhur problemet e lojtarëve shqiptarë, pa shumë shpenzime deri në Lozanë.

“Është një ligj shumë I mirë I përafruar me vendet Evropiane dhe janë të gjitha nenet motamo si konventa e Lisbonës. Sporti është edukim, shëndet dhe diplomaci, nuk duhet të ketë shitje ndeshjesh dhe trukime. Të gjitha qeveritë e kanë parë si thelë në fund të bishtit, por nuk e kuptojnë që sporti është jetë”, tha Ylli fillimisht.

“Në grupin e reformës, aty ku unë kam qenë pjesë janë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e palëve të interesuara.

Kërkesat e klubeve të futbollit? Janë ligje financiare dha klubet kanë kërkuar që taksat të ulen dhe të bëhet ligji I sponsorizimeve. Federata e Futbollit kishte aty një përfaqësues të rendësishëm. Kishte vërejtje për CAS, gjë që erdhi nga Federata. Ata nuk e njihnin. Sportistët që shkonin në CAS dhe Lozanë ishte një gjyq I shtrenjtë dhe ne I thamë FSHF-së që do sjellim Lozanën në Shqipëri.

Në ligjin aktual kishim se Asambleja cakton shtatë anëtarë për CAS dhe ne reflektuam se do ta bëjmë motamo siç do FSHF dhe numri I anëtarëve përcaktohet nga Komiteti Olimpik, ata zgjedhin me sa vetë e duan, si I duan gjyqtarët. Morëm Lozanën dhe e sollëm këtu, komunikuam me ata dhe sollëm gjithë rregulloret. Që mos lodhim klubet dhe sportistët deri në Lozanë, e kemi sjellë këtu me pak shpenzime. Nëse nuk të pëlqen CAS-i ose “Lozana” që sollëm këtu, mund të shkosh gjetkë.

Të drejtat televizive? 90 përqind klubi, 10 përqind shteti themi ne. Jo, FSHF donte 100 përqind për klubet ose Federatën që kanë të drejtën ekskluzive të ndeshjeve, gjë që u plotësua.

Thamë që të krijojmë një ligj për sportistët sa I takon rrogave. Për 2 vite nuk do taksohen, marrin nga 10 milion dhe deklarohen si fason me 300 mijë lekë.

Sportet nuk duhet të varen nga Bashkitë, ose OJF ose sh.a. por jo ta kesh klub me bordero bashkie si koha e Adil Çarçanit që mbajnë të punësuar se I duhen për vota dhe firmosin në bordero. Kemi marrë dhe studiuar të gjitha ligjet evropiane, Spanjë e Itali. Klubet janë shoqata të përbëra nga organizma fizikë dhe juridikë, si të gjitha klubet evropiane. Janë shoqata jo fitimprurëse, kështu është në Finlandë dhe Gjermani.

Organizimi? Në një ndeshje futbolli duhet të lëvizë shteti dhe jo vetëm kur vjen Serbia që ka rrethuar gjithë Tiranën me policë. Tani këto detyrohen nga Ligji dhe do ngrihet grup pune që brenda 6 muajsh do shkojnë ligjet te kryeministri. Do jetë polica kriminale, ekspertët e sigurisë që këto ndeshje të mëdha si kjo e sotmja e Champions League mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës të mos I lihet barrë bardhebluve sepse nuk ia del dot”, tha ai./newsport/