Superliga shqiptare nuk ka nisur ende për këtë sezon. Ishte programuar që sezoni i ri të niste më 12 shtator, por Liga Profesioniste dhe presidentët e klubeve vendosën të mos rifillonin deri në plotësimin e 4 kërkesave të tyre. Gjatë kësaj jave janë zhvilluar dy takime mes deputetit Fidel Ylli I ngarkuar i qeverisë për këtë çështje dhe Ligës Profesioniste.

I ftuar në emisioni “Ilva Now”, në Euronews, deputeti Fidel Ylli ka dhënë një lajm të madh përsa i përketë rikthimin të futbollit. Ai është shprehur se vendimi përfundimtar do të jepet ditën e premte, ndërsa gjasat janë të mëdha që Superliga të rinisi javën e ardhshme.

“Është gjetur dakordësia për tre pika. Për një nga këto pikat nuk është se nuk është gjetur zgjidhja, por ky është një vendim politik, që do të thotë se në raste se liga kërkon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, ky është vendim që e merr Parlamenti, nuk e marr as unë dhe as komisioni.

Duhet bërë një ligj apostafat faljeje, dhe unë nuk jam dakord që të falet vetëm futbolli, por unë jam dakord që të falen edhe bizneset e tjera. Ky është një vendim që e merr kryeministri.

Pika më delikate është ligji i sponsorizimit. Liga ka sjellë një propozim, ne jemi ulur si grup dhe kemi bërë debate, dhe ne kemi dalë në një konkluzion dhe po ti shikosh dy raporte janë të njëjta. Liga kërkon një lloj garancie për tatim-fitimin. I kemi bërë sot një memo kryeministrit, ia kemi çuar dhe besoj se deri të premten ne do të kemi një zgjidhje përfundimtare.

Zgjidhja është bërë. Sigurisht që është gjetur një gjuhë. Janë në tavolinë dy drafte. Ministrja ishte shumë e hapur. Jam i bindur se do gjendet zgjidhja, dhe me këtë ligj nuk do të fitojë vetëm futbolli, por i gjithë sporti shqiptar”, tha ai.

Bojkoti? “Të ishte për mua nuk do të kisha marrë përsipër, por këtë gjë ma kërkoi kryeministri. Unë e kam thënë që në fillim se gjërat zgjidhen që në tavolinë dhe unë kam qenë dakord me katër pikat. Por, në momentin që qeveria u përgjigj hajde të flasim, por këta refuzuan. Ishte kokëfortësi që zgjati një muaj, pastaj e panë që ishin gabim. Kemi bërë dy takime”, tha ai./newsport/