Fidel Ylli mbetet i mendimit se në Shqipëri duhen lejuar pikat e basteve, por që të jenë në numër të limituar dhe jo si më parë kur ishin jashtë kontrollit.

Kreu i ri i KOKSH, thekson në RTSH Sport se pika bastesh ka kudo në Europë, ndërsa shton se në Shqipëri po vazhdohet në të zezë.

“Pse nuk ka 2-3 pika bastesh në Shqipëri? Ka kudo, ka në Greqi, ka në Itali, ka në Gjermani, ka në Angli. Ne jemi vend i pasur dhe i mbyllim. Edhe tani vazhdojnë edhe në të zezë.

Në vend që mund ti linim të hapura dhe lekët ti merrte shteti. Shteti të shërbejë si rregullator. Të mos më japi lekë shteti mua për sport. Ato ti shpërndajë për shkolla, për shëndetësi. Mua të më japi lekët“, tha Ylli. /VipSport/