Deputeti i PS-së, Fidel Ylli është i ftuar në emisionin “Fair Play” në News 24.
Ndër të tjera, ai ka folur për investimet në sport në vendin tonë, duke u shprehur: “Ne si qeveri nuk mund mund të mburremi me vetëm dy stadiume apo dy qendra olimike. Duam të bëjmë më shumë.
Sporti ka nevojë për paratë, sepse pa ato nuk mund të bëhet. Me këtë kuptoj që duhet të bëhet infrastruktura, por edhe kualifikimet e trajnerëve dhe sportistëve.
Sporti duhet të zërë vendin e vet në vendin tonë. Duke investuar në sport, do të ulim shpenzimet në shëndetësi. Ne sportin e shohim si një mundësi për kujdesin ndaj qytetarëve.
Është e pamoralshme që një fushë tjetër të marrë më shumë se sporti, nga të ardhurat nga kompanitë e basteve.
Sporti në Shqipëri nuk mund të marrëvetëm 0.4% të të ardhurave nga kompanitë e basteve.
Ne, në ligjin e sportit kemi kërkuar që sporti të marrë të paktën 2%”, tha Fidel Ylli./vipsport/