Institucioni më I madh I futbollit në botë ka vendosur që të ofrojë ndihmë për 211 anëtarët e saj si shkak I pandemisë.

Covid-19 paralizoi botëne futbollit, ndërsa Komiteti Ekzekutiv ka miratuar një fond prej 1.5 miliard dollarësh që do nxjerrin futbollin nga “kriza”.

Për çdo anëtar do të akordohet nga 1 milion dollar, të ardhura që do iu vinë direkt në ndihmë lojtarëve dhe klubeve nga “gropa” që po vijon të hapë pandemia.

Këtyre të ardhurave iu shtohen edhe 500 mijë euro për futbollin e femrave, me futbollin shqiptar që do marrë nëpërmjet FSHF-së 1.5 milion dollare ndihmë direkte financiare./newsport/