Në Spanjë e kanë marrë shumë seriozisht tani, madje kanë frikë. Sipas asaj që raporton “El Pais”, pjesëmarrja e Spanjës në Botërorin “Rusi 2018” është në rrezik serioz. Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë një dokument nga FIFA, ku paralajmërohet për faktin se ndërhyrja e qeverisë spanjolle mund të sjellë pezullimin ne Spanjës si anëtare të FIFA-s. Njkohësisht përjashtimin e saj nga të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

Një lajm që ka trazuar edhe ambientin sportiv në Itali, ku shpresojnë për ndonjë mrekulli, nëse Spanja përjashtohet vërtet./Vipsport.al