FIFA po studion një format për të zëvendësuar Kupën e Konfederatave me një tjetër kompeticion si Botërorin Klubeve por që do të jetë më i zgjeruar.
Kjo garë mendohet të zhvillohet një herë në katër vite dhe mund të nisë në qershor të vitit 2021.
Propozimi i është dorëzuar drejtuesit të institucionit më të madh në botë, Gianni Infantino.
Dy kompeticionet Kupa e Konfederatave dhe Botërori i Klubeve sjellin pak përfitime ndryshe nga Kupa e Botës.
Formati i ri do të ndihmojë që të mos ketë përplasje me pjesën tjetër të kalendarit, në veçanti për klubet evropiane.
Ky kompeticion është jashtëzakonisht fitimprurëse dhe gëzon shumë popullaritet ndërsa Kupa e Konfederatave dhe Botërori i Klubeve janë gara tërheqëse veçanërisht për tifozët dhe sponsorët.
Në historinë e turneut të Botërorit të Klubeve, vetëm ekipe nga Evropa dhe nga Amerika Latinë kanë arritur të triumfojnë në finale.
Propozimi ka ardhur si nevojë e kërkesës së klubeve, të cilat luajnë në shumë kompeticione. Për këtë FIFA, po studion një format që të zëvendësojë Kupën e Konfederatave me një Botëror klubesh të zgjedhur. /EDS/