Koronavirusi përveç më të rëndësishmes që është shëndeti i njerëzve, ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në financat e ekonomive më të fuqishme të globit, mes tyre edhe futbollit. Klubet e futbollit janë duke ulur me detyrim pagat e futbollistëve të tyre për të shmangur kolapsin.
FIFA duket se do të bëjë një ndërhyrje shumë të fuqishme për të evituar falimentin. Mediet europiane raportojnë se qeveria e futbollit botëror do të udhëzojë Federatat ta mbyllin kampionatin në kohën që do të kenë mundësi. Kjo do të thotë se ata do të shohin ecurinë e infektimit në vendet e tyre dhe në momentin që do e kenë mundësinë do të luajnë futboll.
Dhe ajo çka është më e rëndësishmja, asnjë shtet nuk do të ketë 3 gushtin si afatin e fundit për mbylljen e sezonit. FIFA ka dhënë leje të shtyhet edhe më tej, pa caktuar një datë fikse për momentin. E gjithë kjo bëhet që klubet t’i luajnë ndeshjet e mbetura të sezonit në mënyrë që paratë, që tashmë duhet të kishin ardhur, të vijnë.
Gjithashtu do të ndërhyhet edhe për zgjatjen e kontratave që përfundojnë në fund të qershorit dhe do të caktohen data të reja për hapjen dhe mbylljen e merkatos./vipsport/