Kombëtarja shqiptare vazhdon të endet pa busull dhe për më tepër pa një kapiten fiks, duke qenë se drejtuesit e Kombëtares ende nuk e kanë një futbollist, të cilin e shohin si lider.
Pak kohë më parë, Panuçi largonte nga Kombëtarja Agollin, ndërkohë që në Ligën e Kombeve e afroi sërish. Ai deklaronte se Agolli ka qenë gjithmonë pjesë e planeve dhe se nuk është larguar kurrë, por ne fakt është FIFA ajo që vërteton të kundërtën.
Ne votimet për futbollistin më të mirë në Botë, për Shqipërinë nuk ka votuar Ansi Agolli, por Etrit Berisha. \
Votimet janë bërë rreth një muaj më parë, çka do të thotë se deri një muaj më parë, Panuçi nuk e llogariste fare në Kombëtare Agollin dhe këtë e tregoi edhe në dy takimet e Ligës së Kombeve, ku e mbajti vetëm kapiten konferencash.
E keqja nuk përfundon këtu, duke qenë se edhe Etrit Berisha, kapiteni i Shqipërisë në FIFA nuk është një futbollist titullar, duke qenë se vendin e tij në formacion e ka zënë Tomas Strakosha.
Ndoshta, Shqipëria do të duhet të nisë të kërkojë një kapiten të ri, duke qenë se “kapitenët” e Panuçit kanë ngrohur stolin në dy takimet e fundit të kuqezinjve. /Vipsport/