Shqiperia nuk ka pesuar ndonje ndryshim vendi ne renditjen e FIFA-s. Kjo e fundit ka vleresuar rezultatet e arritura nga ekipet kombetare gjate muajit shkurt dhe ka nxjerre edhe perfundimit.

Institucioni më i lartë i futbollit në Botë, FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e re të kombëtareve, duke bërë dhe ndryshimet përkatëse. Për shkak të angazhimeve të vogla të Kombëtareve, renditja nuk ka pësuar shumë ndryshime nga publikimi i fundit i datës 19 dhjetor 2019. Belgjika vazhdon të mbetet në krye të Kombëtareve e ndjekur nga pas nga Franca dhe Brazili.

Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës gjithashtu nuk kanë ndryshuar pozitë. Kuqezinjtë renditen në vendin e 66-të me 1356 pikë, ndërsa Dardanët në vendin e 115-të me 1174 pikë. Në top 50 vendet e para kanë ndryshuar pozicion Uellsi dhe Paraguai që kanë humbur nga një pozicion, ndërsa Gana ka fituar 1.