Gjashtë lojtarë të Manchester Cityt janë bërë pjesë të formacionit më të mirë të vitit 2023, teksa Lionel Messi është përfshirë për herë të 17-të në karrierë.36-vjeçari në fakt është pjesë e 11-të më të mirëve që nga koha kur luante me yjet si Ronaldinho, Eto’o, Henry në vitin 2006.
John Stones, Kyle Walker, Bernardo Silva, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior janë bërë pjesë e këtij formacioni për herë të parë. Formacioni i këtij viti u monopolizua nga Manchestr City, teksa përveç lojtarëve që përmendëm më lartë aty u përfshinë edhe Ruben Dias, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland.
Thibaut Courtois tashmë për herë të dytë radhazi mes dy shtyllave, ndërsa Kylian Mbappe kompletoi përfshirjen e tij në formacion për herë të katërt.
Përzgjedhja e këtij formacioni u bë falë votave nga 28 mijë futbollist profesionist nga 69 shtete të ndryshme.FIFA u dha akses lojtarëve përmes një platforme unike dhe digjitale për të votuar për çdo pozitë.
Formacioni i plotë: Courtois, Stones, Walker, Dias, Silva, Bellingham, De Bruyne, Haaland, Mbappe, Messi, Vinicius.