Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stefan Lihtshtajner nuk do të pezullohen për ndeshjen e fundit në grup kundër Kosta Rikës, pasi FIFA ka vendosur se gjesti që ata bënë gjatë ndeshjes, festimi me shqiponjë, nuk është i tillë sa për të merituar një ndëshkim kaq të rëndë.
Gjithsesi, të tre futbollistët nuk i kanë shpëtuar një gjobe, pasi me veprimin e tyre kanë tensionuar tifozerinë kundërshtare në stadium.
Për këtë arsye, Xhaka dhe Shaqiri janë dënuar me nga një gjobë prej 10 mijë frangash zvicerane, ndërsa Lihtshtajner, i cili kishte kopjuar festimin e shqiptarëve, me vetëm 5 mijë franga. /vipsport/