“Dashuria” e shkodraneve me maqedonasit duket se po shkon drejt fundit. Ne janar u bene pese qe ishn pjese e Vllaznise duke nisur nga trajneri Jonuz e me pas Gligorov, Adili, Hristov dhe Efremov.
Tashme prej tyre kane mbetur tre dhe ndoshta mund te themi dy. Kjo ngaqe pas sulmuesit Hristov qe u largua i pari dhe trajnerit Jonuz i dyti, duket se eshte rradha e mbrojtesit Gligorov qe t’i jape lamtumiren kesaj skuadre.
Qe prej fillimit te kesaj jave ai nuk ka qene ne stervitje me ekipin me pretendimin se ka nje demtim, por duket se ky mund te jete thjesht nje justifikim per t’u larguar ngaqe edhe kontrata i ka perfunduar.
E sigurte eshte qe mbrojtesi i djathte, per te thene te drejten, nje nga blerjet me te mira te Vllaznise kete sezon, nuk do te jete ne dispozicion te stafit teknik per takimin e se dieles ndaj Luftetarit.
Per me pas, duhet pare ecuria e rrjedhjes se gjerave nese do te vijoje te jete pjese e kuqebluve deri ne fundin e sezonit apo e ka mbyllur ketu.
www.shkodrasport.com