Fillim me te keq sesa i ka bere Veleçiku kampionatit, nuk ka ku shkon. Me humbjen e sotme 0-1 ndaj Kastriotit, koplikasit kane pesuar humbjen e trete ne po kaq ndeshje te luajtura dhe prandaj mbajne vendin e fundit ne renditje.

Djemte e drejtuar nga trajneri Duli ne 270 minutat e luajtura nuk kane shenuar ende gol dhe ky eshte nje problem shume serioz nderkohe qe kane pesuar shtate te tille.

Demtimi dhe lenia e futbollit nga mbrojtesi Borshi qe u mendua te ishte nje pike e forte per kete skuader, ka ndikuar jo pak ne prapavijen e Veleçikut.

Po ashtu largimi i Denis Çokaj ka dhene efektin e vet ne mosshenimin e golave nga koplikasit sepse ka rene fuqia goditese dhe padyshim qe te gjithe keto faktore po ndikojne ne ecurine e tyre.

Te mos harrojme se kalendari vazhdon te jete serish i veshtire per te sepse javen e ardhshme do te luajne ne transferte per t’u ndeshur me Beselidhjen ne Lezhe.

Shanset jane qe bardhesia e pikeve te vijoje edhe me tej, por padyshim qe futbollistet koplikas duhet te bejne çmos per te shenuar fillimisht dhe me pas per te shpresuar ne marrjen e ndonje pike edhe ndaj lezhjaneve. Javet po kalojne dhe situata nuk duket aspak e mire per ta.
www.shkodrasport.com