Dita e sotme ka perkuar me hedhjen e firmes se pare ne kontrate per Vllaznine e sezonit te ri teksa ka qene drejtori i ri sportiv Matko Djarmati qe ka hedhur firmen ne leter.
Por dita e sotme ka perkuar njekohesisht me datelindjen e sponsorit te Vllaznise Alban Xhaferi. Dhe pikerisht gjate paradites, kur te gjithe ishin mbledhur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” per prezantimin e drejtorit sportiv, nje nga pjestaret e stafit te Vllaznise, pikerisht avokati Blendi Dibra i ka dhuruar sponsorit Xhaferi torten e ditelindjes.
Nje torte ku perveç urimit tradicional per 100 vite te tjera, kane qene edhe nje top futbolli, nje basketbolli dhe nje kupe. Nje urim ky natyrisht qe Albani te jete i suksesshem ne drejtimin e te dy ketyre ekipeve dhe kuptohet, me trofe.
Puna tek Vllaznia kesisoj ka nisur me “embelsire” dhe te gjithe shpresojne qe edhe vazhdimi tek skuadra te jete “i embel”. Kjo vjen vetem me lajme pozitive dhe fillimi deri tani duket i mbare. Te shpresojme qe do te vazhdoje keshtu edhe ne vijim.
www.shkodrasport.com