Sot në Superiore, fillon të luhet java e 10-të e kampionatit, por gjithashtu që përkon në të njëjtën kohë edhe me fillimin e fazës së dytë.

Deri më tani, sulmuesit që kanë qenë shumë në formë janë vetëm dy. Bëhet fjalë për Vasil Shkurtajn e Kukësit dhe Nuabueze të Laçit.

Të dy këta shtatlartë, deri më tani, kanë arritur ta dërgojnë topin në rrjetë plot 7 herë, duke dhënë një provë se do të jenë ata që do të garojnë deri në fund për “Këpusën e Artë”.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, vlen për t’u theksuar edhe fakti se deri më tani ritmi është shumë i mirë nga këta lojtarë, që kanë realizuar gola me shumë peshë për skuadrat e tyre respektive.

Laçi sot në orën 13:00 pret në shtëpi Vllazninë, kurse nesër në orën 18:00, Kukësi luan në transfertë ndaj Partizanit.