Pas humbjes tronditëse ndaj Meksikës, ka filluar gjyqi publik te Gjermanisë dhe sipas Mats Hulmels, situata nuk është aspak e qetë te kampionët në fuqi.

Në deklaratën pas ndeshjes, ai ka theksuar se sinjalet zhgënjyese kishin filluar që ndaj Arabisë Saudite e tani duheshin marrë masa urgjente për të mos rrezikuar Botërorin.

“Është e thjeshtë, sot luajtëm si ndaj Arabisë Saudite, por ndaj një kundërshtari më të vështirë. Kemi folur me njëri-tjetrin për disa gjëra si rastet kur humbasim topin, apo mbrojtjen, por fatkeqësisht nuk vumë asgjë në veprim sot.

Meksika dukej sikur e meritonte fitoren, pasi ia bëmë gjithçka të thjeshtë dhe nuk duhej ta lejonim që kjo gjë të ndodhte.

Nëse 7 apo 8 lojtarë luajnë në sulm, është e qartë se forca ofensive është më e madhe se sa qëndrueshmëria në mbrojtje.

Për këtë kemi folur shpesh në ekip. Siguria në prapavijë nuk është më e mira, shumë shpesh mbeteshim mbrapa vetëm unë dhe Zherom Boateng, ndaj na masakruan sot.

A është kjo një kambanë alarmi? Është një kambanë e vonuar, sepse tani ne duhet të fitojmë dy ndeshjet, përndryshe i japim lamtumirën Botërorit.

Kambana e alarmit ishte me Arabinë Saudite, nuk e kuptoj se pse luajtëm sot kështu”, deklaroi mbrojtësi i përfaqësueses gjermane. /vipsport/