Në ndeshjen e djeshme midis Italisë dhe Portugalisë nuk luhej për një biletë në fazën finale të “Nations League”, pasi fituesi i grupit do të siguronte dhe të drejtën e organizimit të turneut që do përcaktojë përfaqësueset fituese të të katër ligave A,B,C dhe D.

Turneu do të fillojnë më datë 5 qershor të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë për pesë ditë. 16 (4 për çdo Ligë) përfaqësueset fituese të grupeve respektive do të udhëtojnë drejt Portugalisë, ku do të ndeshen ndaj njëra-tjetrës në ndeshje me një takim, ku fillimisht do të përcaktohen finalistët e më pas në përballjen midis dë skuadrave më të mira, fituesit do të marrin trofetë përkatës dhe një “biletë” për në “Euro 2020”.

Gjithsej do të zhvillohen 16 takime (do të luhet edhe për vendin e tretë), të cilat do të zhvillohen në “Estadio do Dragao” të Portos dhe “Estadio Afonso Henrikes” të Guimaraesh. Fituesi i turneut do të përfitojë 4.5 milionë euro ndërsa vendi i dytë 3.5 milionë euro.