Kampionatet e moshave kanë kurorëzuar më së fundi edhe ekipet kampione në Zonën e Shkodrës.

Emocionet më të shumta ndër ndeshjet finale kanë qenë ato të përjetuar në finalen e grupmoshës U-13 në mes Vllaznisë dhe Atletik.

Kjo ngaqë këto dy ekipe kanë në përbërje të tyre lojtarë shumë të talentuar.

Shumëkush mund të ketë menduar që Vllaznia do të fitonte dhe do të shpallej kampion por nuk ka ndodhur kështu.

Atletik është treguar më i saktë në mënyrën e interpretimit të lojës dhe ka fituar 3-1 duke u shpallur ai kampion.

Ajo çfarë ka rëndësi, ishte kënaqësia që kanë ndjerë tifozët e shumtë të cilët kanë ndjekur këtë ndeshje.

Një përballje që me të vërtetë duhet të marrë kuptimin e shprehjes “derbi”. Në Shkodër kësisoj tashmë kemi një derbi.

Padyshim, ashtu siç u shprehën të dy trajnerët, Altin Xhahysa e Elton Bungaja, e rëndësishme është që ka djem të cilët premtojnë shumë në këto ekipe dhe natyrisht që e ardhmja e tyre është Vllaznia.

Përmes një seti fotografik të përgatitur nga Gjon Gjeka, do të keni mundësi të ndiqni emocionet e kësaj finaleje dhe po ashtu, edhe të protagonistëve të saj.
www.shkodrasport.com