UEFA i ka dhënë arbitrit Dani Makelie përgjegjësinë e madhe të vendosë drejtësi në finalen e Europa Ligës mes Interit dhe Seviljas. Finalja do të luhet të premten në orën 21:00.
Lajmin e bëri publik edhe federata hollandeze e futbollit, pasi Makelie është hollandez.
Arbitrat e finales së Europa Ligës 2019-2020:
Arbitër kryesor: Makelie (HOL)
Asistentë: Diks (HOL) dhe Stegstra (HOL)
Arbitër i katërt: Sidiropulos (GRE)
VAR: Kamphuis (HOL)
Asistenti i VAR-it: Blum (HOL), Gil (POL) dhe Sokolnicki (POL)