NE Elbasan po luhet ndeshja finale e Kupes se Shqiperise ne futboll per femra. Vllaznia dhe Tirana AS jane dy ekipet qe po diskutojne fitoren e ketij trofeu te ketij sezoni.
Jane mbyllur 45 minutat e para te saj dhe Vllaznia i ka fituar ato me rezultatin 4-1.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 8-te. Nje top i gjate i Doçit per Gjegjin eshte shfrytezuar siç duhet nga kjo e fundit qe me nje gjuajtje te forte e dergin ate ne rrjete.
Kater minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte per vajzat shkodrane. Autore e saj do te ishte Luçie Gjini. Ne minuten e 29-te nderkohe do te vinte edhe goli i trete me autore Marsela Djegsinen.
Po kjo futbolliste 10 minuta me vone do te shenonte serish per Vllaznine.
Ne shtese, Tirana do te shenonte golin e pare me autore sulmuesen Maria.
Ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin e thelle 4-1.
Ekipi shkodran eshte shume prane fitumit te Kupes se peste rradhazi.