Mbrëmjen e sotme zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit.
Të dyja skuadrat i kanë arritur objektivat e tyre primarë dhe pritet që të luhet një ndeshje e hapur.
Kjo finale do të gjykohet nga arbitra me stemën e FIFA-s. Kryesor është vendosur të jetë Eldorjan Hamiti, kurse Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja do të qëndrojnë pas porte.
Asistentë janë Ermal Barushi dhe Denis Rexha.
Ndeshja në fjalë, edhe pse një finale, nuk parashikohet në ketë probleme sa i takon gjykimit, duke ditur që luhet më shumë për qejf, por edhe për shpërblimin e 50 mijë eurove, që jepen për trofeun e dytë për nga rëndësia në vend . / Vipsport/